|
|
|
Universiteti Europian i Tiranės |
|
|
|
Mirё se erdhёt nё Universitetin Europian tё Tiranёs (UET)! Ёshtё kёnaqёsi pёr ne qё ndёrmorёt hapin e parё pёr tё zbuluar se ç’ofron Universiteti Europian. Besojmё se, pasi tё mёsoni mё shumё pёr ne, do t’i bashkёngjiteni edhe JU eksperiencёs sa sfiduese aq edhe unike qё ne ofrojmё, duke u bёrё pjesё e njё komuniteti stimulues akademik dhe intelektual.
Universiteti Europian i Tiranёs (UET) u themelua prej njё grupi individёsh qё pёrbёhet nga akademikё, pedagogё (shqiptarё e tё huaj), gazetarё dhe menaxherё me eksperiencё, si nё sektorin publik ashtu edhe nё atё privat tё arsimit tё lartё. Kjo nismё s’u nxit vetёm prej kёrkesёs sё tregut, por edhe prej dёshirёs pёr tё ndёrtuar njё institucion arsimor cilёsor, qё ofron njё model edukimi alternativ e bashkёkohor, ndryshe nga modelet tradicionale ekzistuese, qё nuk u pёrgjigjen aspak kёrkesave tё tregut e tё kohёs ku jetojmё.
Kombinimi i dijeve teorike me aftёsi konkrete, si dhe aftёsia pёr tё zbatur nё praktikё koncepte abstrakte teorike, janё bazat e filozofisё mbi tё cilёn funksionon Universiteti Europian i Tiranёs (UET). Ata qё do tё diplomohen tek ne, do tё jenё tё aftё tё pёrshtaten, tё orientohen dhe tё kenё sukses nё dinamikat komplekse tё tregut tё lirё. Pёr kёtё qёllim dy dimensionet, ai teorik dhe ai praktik, do tё jenё tё ndёrlidhur ngushtё me njёri-tjetrin. |
|
Lexo tekstin e plotė...
|
|
|
UET - Institucion i licencuar
Vizitorė Online
|